Ja pse syzet e lira janë të rrezikshme

Deborah Kane, 49-vjeçarja nga Mançesteri (Angli), vendosi të tregojë historinë e saj si mënyrë për të paralajmëruar njerëzit që mos të blerë syze të lira, sepse mund të ndikojnë negativisht në jetën e tyre. Deborah u diagnostikua me kancer lëkure, pasi nuk e mbronte shumë lëkurën e saj.

Deborah kane

Deborah Kane

Ajo beson se e mori kancerin e lëkurës në moshën 15-vjeçare ndërsa ishte me pushime. Deborah kishte djegie të tmerrshme nga dielli dhe një pjesë e syrit ishte më e prekura, sepse syzet që mbante nuk kishin mbrojtjen e duhur ndaj rrezatimit ultravjollcë (UV).

“Vendimi për të blerë syze të lira më kushtoi sytë. Kështu që i paralajmëroj gratë e tjera për rrezikshmërinë e tyre”, thotë Deborah.

Problemet serioze i filluan 24-vjeçare, pasi hoqi një pjesë të lëkurës në qafë, që i ishte prekur nga kanceri, shikimi filloi t’i turbullohej çdo ditë e më shumë. Pas ekzaminimeve të shumta, u diagnostikua me melanoma malinje në syrin e djathtë. Mjekët i hoqën syrin e djathtë, sepse tumori mund t’i përhapej dhe në tru. Syzet, pavarësisht se i kishte përdorur rregullisht, nuk e kishin mbrojtur. Të gjithë mjekët okulistë këshillojnë që syzet të blihen me mbrojtjen e duhur, në të kundërt, pavarësisht se përdoren, ato janë thjesht të panevojshme.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës