A është e rrezikshme temperatura e trupit nën 36°?

Do të doja një informacion rreth temperaturës së ulët të trupit tek te rriturit kur shkon nën 36°. Cilat janë shkaqet dhe pasojat? A është e rrezikshme? Faleminderit.

ethe temperaturePërgjigjet mjekja infeksioniste, Alma Koçi

Temperatura e ulët e trupit mund të vijë për disa arsye. Një shkak mund të jetë çrregullimi i funksionit të hipotalamusit që është përgjegjës për rregullimin e temperaturës së trupit. Hipotalamusi është organi kryesor i të gjithë sistemit hormonal të njeriut.

Shkak tjetër mund të jenë sëmundjet infektive të cilat shfaqen me temperaturë të ulët të trupit.

Megjithatë, është e nevojshme një vizitë me mjekun specialist për të bërë ekzaminimet e nevojshme në mënyrë që të gjejmë edhe shkakun e temperaturës. Në varësi të shkakut mund të flasim për pasoja dhe shkallë rrezikshmërie.

Postime të ngjashme

A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Prediabeti, çfarë duhet të bëjë pacienti? Flet endokrinologia Bariola Duro
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?