Shumë komplimente i bëjnë fëmijët të pasigurtë

prinderTa ekzagjerosh me komplimentet ndaj fëmijëve të vegjël të pasigurtë me qëllim për t’i bërë ata të ndihen më të fortë, mund të mos jetë ide e mirë. Në tentativën për t’u bërë mirë, në fakt, të rriturit gabojnë. Këtë gjë e tregojnë psikologët e Universitetit të Shtetit të Ohajos dhe të Universitetit të Amsterdamit me një studim që do të publikohet në numrin e ardhshëm të “Phychological Science”.

Në vëzhgimin e bërë gjatë tre eksperimenteve tek 144 prindër (88% mama) dhe 240 fëmijë, prindërit ndihmonin fëmijët të bënin ushtrimet e matematikës dhe të vizatonin katrorë ndërsa kërkuesit shihnin sjelljen. Fëmijët me një vetëvlerësim të ulët merrnin komplimente më të ekzagjeruara nga të rriturit që nuk ndodhte me fëmijët me vetëvlerësim më të lartë. Prindërit e justifikonin sjelljen e tyre me faktin që i njihnin dobësitë e fëmijëve të tyre dhe donin t’i ndihmonin t’i kalonin këto vështirësi. Por efektet e ledheve nuk ishin ato që priteshin dhe fëmijët tregonin se ishin akoma më shumë nën vështirësi. “Në aktivitetin pasues të vegjlit tregonin se nuk ndiheshin në lartësinë e duhur dhe zgjidhnin të bënin ushtrime shumë më të thjeshta se ato që mund të realizonin me qëllim që të mos i zhgënjenin të rriturit”, shpjegon Brad Bushman, një nga autorët e studimit. Specialistët bëjnë të ditur se nuk është nevoja të përdoren superlativa si “shumë e bukur/ e mrekullueshme/ fantastike” kur duhet vlerësuar pozitivisht një fëmijë. Një gjë e tillë nuk i përmirëson ata dhe as nuk i bën të ndihen më mirë.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"