Ja arsyet pse hekuri dhe acidi folik janë shumë të rëndësishme për shëndetin

Anemia është një gjendje që ka prekur më shumë se 60% të njerëzve. Për të luftuar aneminë dhe probleme të tjera shëndetësore, është shumë e rëndësishme që të konsumoni në mënyrë të mjaftueshme hekur dhe acit folik.

hekuriHekuri dhe acidi folik janë dy nga përbërësit më të rëndësishëm, në mënyrë që trupi të funksionojë siç duhet. Hekuri është një mineral që kërkohet nga trupi për të formuar eritrocitet dhe për të ndihmuar në transportimin e oksigjenit në të gjithë trupin.

Trupi i njeriut kërkon rreth 18 mg hekur për të funksionuar siç duhet. Ushqimet e pasura me hekur janë: mishi i kuq, perimet me gjethe jeshile, farat e lulediellit, thjerrëzat, fasulet, veza, gruri, frutat e thata etj.

Acidi folik është shumë i rëndësishëm për formimin e ADN-së. Kërkesa minimale e përditshme për acid folik është 400 mikrogramë. Burime të mira të acidit folik janë: perimet me gjethe jeshile, portokalli, agrumet, bizelet, fasulet etj.

Pse janë të nevojshme acidi folik dhe hekuri?

Ndalojnë dhe shërojnë aneminë: anemia është tashmë një problem “i zakonshëm” që ndikon tek të gjithë, nga fëmijët deri tek të moshuarit. Hekuri është i nevojshëm për formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Sigurohuni që të merrni sasi të mjaftueshme të hekurit dhe acidit folik në mënyrë që pompimi i gjakut në vena të jetë i rregullt.

Ndihmojnë gjatë shtatzënisë: hekuri dhe acidi folik janë të rëndësishme për shëndetin e fetusit. Mungesa e tyre gjatë shtazënisë mund të çojë në lindje të parakohshme, lindje të foshnjes nën peshë etj.

Ndihmojnë gjatë menstruacioneve: gratë humbasin shumë gjak gjatë këtyre ditëve. Nëse ndiheni të pafuqishme dhe të lodhura gjatë këtyre ditëve, atëherë keni mungesë hekuri dhe acidi folik.

Ndihmon në shëndetin e zemrës: acidi folik ndihmon në reduktimin e sëmundjeve të zemrës.

Zvogëlojnë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë: hekuri dhe acidi folik zvogëlojnë rrezikun e prekjes nga kanceri i zorrës së trashë dhe kanceri i prostatës. Edhe pse ato nuk mund ta trajtojnë sëmundjen, ato do të ndihmojnë në parandalimin e tyre.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe