Efektet anësore të qetësuesve që pimë çdo ditë

Për gazetën “Shëndet+” nga farmakologia Aida Zaka

Antiinflamatorët josteroide (AIJS) reduktojnë temperaturën, dhimbjen dhe inflamacionin. Nga antiinflamatorët  përmendim: aspirinën, ibuprofenin, naproksenin, ketoprofenin, nebumetone etj.

Këto ilaçe mund të irritojnë stomakun, ndaj është e preferueshme të merren me ushqim ose me qumësht. Gjithashtu, mjekët aspirinarekomandojnë se duhet evituar përdorimi i alkoolit, pasi përdorimi kronik i tij mund të rrisë rrezikun e dëmtimit të mëlçisë ose hemorragjisë së stomakut.

Efektet anësore të mundshëm potenciale të AIJS janë:

  • Atak zemre
  • Goditje në tru
  • Hipertension arterial HTA
  • Pushim zemre (nga mbajtja e tepërt e fluideve në organizëm)
  • Probleme të veshkave deri në insuficencë renale
  • Hemorragji dhe ulcerë në stomak dhe në traktin intestinal
  • Rruaza të kuqe të ulura (anemi)
  • Reaksione në lëkurë (të rrezikshme për jetën)
  • Reaksione alergjike kërcënuese për jetën.
  • Probleme të mëlçisë deri në insuficencë hepatike
  • Atake astme në persona që vuajnë nga astma.
  • Ndër efektet e tjera negative mund të përmendim dhimbje stomaku, kapsllëk, diarre, prani gazi të shtuar në zorrë, marrje mendsh, të vjella.

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi