Bananet janë burime fantastike ushqyese dhe gjithashtu përfshijnë 3 lloje sheqernash natyrore glukozë, fruktozë dhe saharozë. Megjithëse mund t’i dini përfitimet shëndetësore të bananeve, pasi të keni lexuar këtë shkrim, nuk do t’i hidhni poshtë as lëkurat e tyre. Ja si mund t’i përdorni lëkurat e bananeve:
Zbardhin dhëmbët: pjesa e brendshme e lëkurës së bananes mund të ndihmojë në eliminimin e njollave të ushqimeve që lënë shenjë në dhëmbë. Do t’i shikoni rezultatet pas disa javëve.
Heq lythat (lezat): merrni një fashë dhe pjesën e brendshme të lëkurës së bananes dhe vendoseni në lez. Mbajeni fashën gjatë gjithë natës. Përsëriteni këtë metodë deri sa lezi të jetë zhdukur tërësisht.
Trajton aknet dhe rrudhat: pjesa e brendshme e lëkurës së bananes përmban shumë lëndë ushqyese. Me lëkurën e bananes fërkoni pjesët problematike të lëkurës dhe lëreni për 30 minuta. Më pas shpërlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.
Lehtëson simptomat e psoriasisit: është normale që psoriasis nuk mund të shërohet apo kurohet me lëkurë bananie, por ajo thjesht do t’ju ndihmonte në lehtësimin e simptomave.
Ndihmon në lehtësimin e simptomave pas pickimit nga insektet: një fërkim i zonës së pickuar me lëkurë bananeje do të lehtësonte dukshëm simptomat e skuqjes apo kruarjes, pas pickimit nga insektet.
Përdoret si pastruese: ju mund të pastroni me lëkurën e bananes argjendin, floririn, mobiljet dhe këpucët. Lëkura e bananes do t’u japë shkëlqim.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


