Hudhra ka qenë përdorur që prej 5000 vjetësh në shumë kultura si një ilaç i fuqishëm. Hudhra stimulon sistemin imunitar dhe ndihmon trupin për të përballuar sëmundje të ndryshme. Hudhra është një ilaç i shkëlqyer dhe shpesh përdoret si ndihmëse e parë gjatë sëmundjes apo si një masë parandaluese.
Çfarë ndodh nëse hamë një thelb hudhre me stomakun bosh?
Parandalon sëmundje: hulumtimet kanë treguar se antibiotikët e gjendur në hudhër janë më efektive për të parandaluar sëmundje nëse i konsumoni me stomakun bosh.
Antibiotik natyral: hudhra përmban më shumë se 400 përbërës të ndryshëm mineral. Kjo është një zgjedhje e shkëlqyer për luftimin e të ftohurës, gripit apo infeksioneve të tjera fungale.
Përfitime të tjera të konsumimit të hudhrës me stomakun bosh:
- Ndihmon në zvogëlimin e niveleve të kolesterolit.
- Ndalon plakjen e arterieve.
- Forcon sistemin imunitar.
- Vret mikrobet dhe bakteret.
- Mbron kundër sëmundjeve të zemrës.
- Ul presionin e gjakut.
- Ul rrezikun nga sulmet në zemër duke parandaluar kështu mpiksjen e gjakut.
- Vret qelizat e tumoreve malinje të trurit.
- Ndihmon në trajtimin e çrregullimeve të sistemit nervor.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


