Ja pse nuk duhet të pini kurrë ujë të ftohtë (ose me akull)

E keni dëgjuar mijëra herë që uji është mënyra më e mirë për të qëndruar të shëndetshëm. Por duhet të bëni edhe dallimin midis ujit me akull dhe ujit të ambientit.

Këtu do t’ju rendisim disa arsye pse nuk duhet të pini ujë me akull:

uje me akullKur pini ujë të ftohtë, trupi dhe lëkura pësojnë ndryshime të caktuara. Lëkura dhe poret e saj fillojnë të lirojnë strukturën e tyre natyrore. Kjo gjë nuk ndikon vetëm në lëkurë, por edhe në sistemin tretës. Ekzistojnë një sërë efektesh anësore nëse pini ujë të ftohtë, ja disa prej tyre:

  • Enët e gjakut fillojnë të tkurren dhe sistemi tretës kufizohet. Uji i ftohtë mund të kufizojë hidratimin.
  • Në rrethana normale përdorimi i ujit i shërben organizmit për të marrë energji. Në rastet e ujit të ftohtë, sistemi tretës liron më shumë energji seç duhet.
  • Nëse pini ujë të ftohtë pas çdo vakti, ka gjasa që të ftoheni më shpejt, madje edhe në dimër.
  • Kur pini ujë të ftohtë në mes të vaktit, ai bën që yndyra të ngurtësohet dhe për pasojë edhe ushqimi e ka më të vështirë të tretet.

Pse duhet të pini ujë ambienti?

  • Trupi qëndron më i hidratuar.
  • Sistemi tretës punon më mirë, trupi fillon të furnizojë trupin me energji.
  • Ushqimi mund të tretet më shpejt, më lehtë dhe zorra funksionon më mirë.
  • Forcon sistemin imunitar.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin