Ushqimi dhe seksi, ja si lidhen me njëra –tjetrën

Vera e kuqe: një gotë verë e përmirëson paralojën, ju relakson dhe e rrit nivelin e estrogjenit.

ushqimi dhe seksiQershitë: me këtë frut janë kënaqur grekët dhe romakët e lashtë. Që nga ajo kohë është përdorur si afrodiziak dhe analgjetik, pastron gjakun, rrit energjinë ndërsa ndikon më mirë tek femrat.

Kikirikët: kanë kalori mirëpo janë shumë të shëndetshme dhe kanë gjithçka që i nevojitet organizmit. Kikirikët e rrisin libidon, posaçërisht tek meshkujt.

Peshku: është i pasur me acid yndyror omega-3, i cili e shkatërron depresionin dhe rrit epshin seksual.

Avokado: luftëtar i mirë kundër lodhjes, i shkëlqyer për celulitin, rigjallëron lëkurën dhe rrit energjinë.

Spinaq dhe perime të tjera të gjelbërta: spinaqi është burim i shkëlqyer i magnezit, i cili ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut. Rritja e qarkullimit në pjesën e organeve seksuale sjell eksitim si tek meshkujt, edhe tek femrat.

Speca djegës: përmbajnë kapsaicin që shton eksitimin dhe shkakton reaksione të ndryshme në trup.

Ananasi: i pasur me vitaminë C prandaj edhe përdoret për trajtime homeopatike të shërimit të impotencës.

Kanellë: një nga erëzat më të vjetra që shpesh përdoret në ëmbëlsira. Përveçse zgjon epshin,  ndihmon edhe përshpejtimin e metabolizmit.

Edhe pse nuk ka fakte të mjaftueshme shkencore, përvojat e shumë njerëzve e vërtetojnë se këto ushqime kanë një ndikim të veçantë tek organet e riprodhimit, gjë që përmirëson jetën tuaj seksuale./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin