Fëmija juaj ha thonjtë? Ja si ta ndaloni

Ngrënia e thonjve është një nga problemet më të mprehta të përditshmërisë tonë.

Më shumë mund të konsiderohet si një ves i cili na prek ne dhe fëmijët tanë.

femiaj ha thonjteShumë prindër kërkojnë produkte të ndryshme për ta evituar këtë problem tek fëmijët ashtu si gjyshet që spërkatnin gishtat e nipërve me piper ose speca djegës.

Në shumicën e rasteve ngrënia e thonjve nga fëmijët tregon se ata janë nën ankth, stres, siklet apo nervizizëm. Për t’i ndaluar ata të kryejnë këtë veprim nuk është zgjidhje efektive t’i dënoni ose t’ju bërtisni pasi gjithsesi fëmija do e bëjë këtë veprim i fshehur nga ju. Në disa raste bërtitja mund t’i shkaktojë atij më shumë stres dhe ankth duke gjetur qetësi tek ky ves.

Duhet t’ju kushtoni shumë vëmëndje arsyeve që e bëjnë fëmijën tuaj të praktikojë këtë ves, mbase janë situatat e pakëndëshme që e shkaktojnë këtë.

Një Ide e mirë është ta aktivizoni sa më shumë në aktivitete ku të ketë mundësi të çlirojë ankthin dh stresin.

Sporti është një zgjidhje shumë e mirë./ Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta                                                 

 

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"