Mjalti i papërpunuar
Mjalti është përdorur gjerësisht për trajtimin e infeksioneve. Mjalti që njihet si antibiotiku më i fortë është mjalti Manuka, i cili vjen nga Australia dhe Zelanda e Re. Ai përmban antibakterialë unik, antivirale, anti-fugale, anti-inflamatore, antioksidantë etj.
Erëza që vepron si ilaç është e njohur për aftësinë e saj për të ndaluar rritjen e baktereve dhe viruseve në trup. Kanella është e pasur me antioksidantë, dhe zotëron veti antibakteriale, antifugale dhe antimikrobale. Një nga përfitimet më të mira medicinale i ka në pankreas. Ajo ndihmon për të kontrolluar diabetin dhe stabilizon nivelet e insulinës në gjak. Nëse përzihet kanella me mjaltë të papërpunuar, efektet antibiotike janë 10-fish më të mëdha.
Xhenxhefili
Xhenxhefili është përdorur tradicionalisht për të trajtuar ftohjet dhe gripin. Studimet kineze kanë treguar se xhenxhefili ndihmon në zhdukjen e viruseve të gripit (edhe gripi i shpendëve). Xhenxhefili është një erëz shumë e mirë për të parandaluar të vjellat nga zënia e makinës, shtatzënisë dhe kimioterapisë.
Erëza të tjera me veti antibiotike:
Rigoni, trumza, karafili, speci djegës, rozmarina, borziloku, nenexhiku, majdanozi, kopra, arrëmyshku etj./ Gazeta Shëndet+


