Deri në 40 vite më parë, kanceri i qafës së mitrës ka qënë një nga kërcënimet më të mëdha të shëndetit të femrës. Sot, për shkak të përparimeve mjekësore dhe teknologjike, vdekjet nga kjo sëmundje kanë rënë ndjeshëm edhe pse vazhdon të mbetet një porblem shqetësues.
Cilët janë faktorët që ndikojnë në rrezikun e kancerit të mitrës?
Infeksionet HPV: virusi HPV është një nga shkaktarët kryesor i kancerit të qafës së mitrës. Ky virus mund të transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale.
Ushqimi: një dietë e varfër në vitamina e minerale mund të çojë në mbipeshë, gjë që rrit rrezikun e kancerit të mitrës.
Gjenetika: gratë që kanë një histori gjenetike të kancerit të qafës së mitrës janë të rrezikuara 3 herë më shumë për t’u prekur nga ky lloj kanceri.
Konsumimi i duhanit, mosha e hershme e marrëdhënieve seksuale, menopauza pas moshës 52 vjeç, diabeti, tensioni i lartë i gjakut, ekspozimi ndaj niveleve të larta të estrogjenit etj, janë disa nga faktorët e tjerë që ndikojnë në rrezikun e shfaqjes së kancerit të mitrës.
Cilat janë shenjat paralajmëruese të kancerit të qafës së mitrës?
Një nga disavantazhet më të mëdha të këtij kanceri është se kjo sëmundje është e heshtur në fazat e hershme dhe kjo është arsyeja pse shumë femra nuk e kapin në fazat e para kancerin e qafës së mitrës.
Dhimbjet dhe enjtjet në këmbë: një nga simptomat më të hershme të këtij kanceri janë dhimbjet dhe enjtjet në këmbë. Kjo gjë ndodh për shkakun se ndalohet rrjedhja normale e gjakut duke shkaktuar në këtë mënyrë dhimbje.
Lëngjet vaginale: këto lëngje janë normale kur sekretohen rrallë dhe pa ngjyrë apo erë. Nëse këto lëngje sekretohen shpesh, kanë erë të keqe, kanë pamje të parregullt atëhetë duhet të konsultoheni me mjekun sepse mund të jetë një nga shenjat paralajmëruese të kancerit të qafës së mitrës.
Perioda të parregullta: kjo është një nga shenjat më klasike të kancerit të qafës së mitrës. Nëse periodat ju vonohen shumë ose nëse vëreni parregullsi të tjera tek periodat, konsultohuni me një mjek.
Sikleti në urinim: kur ndjeni dhimbje, kruarje, ngushtësi apo simptoma të tjera që e bëjnë të sikletshëm urinimin, mund të tregojnë një shenjë paralajmëruese të kancerit të qafës së mitrës. Urinimi i shpeshtë dhe i papërmbajtshëm mund të jenë disa shenja të tjera gjithashtu.
Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, dhimbje të legenit etj, janë disa shenja të tjera paralajmëruese.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


