Së bashku për një familje të shëndetshme, pa dhunë

Burri gatuanFushata 25 nëntor – 10 dhjetor rriti vëmendjen për dhunën me bazë gjinore në nivele lokale, rajonale dhe globale. Në Shqipëri slogani i këtij viti ishte “Djemtë dhe burrat, pjesë e zgjidhjes. Tregoni që jeni kundër dhunës”

Dhuna në familje po paraqitet si një ndër problemet më shqetësuese dhe delikate të shoqërisë shqiptare. Raportimet për rritjen e frikshme të numrit të krimeve dhe viktimave të dhunës në familje dëshmojnë për një nevojë urgjente për informim, ndërgjegjësim dhe veprime të koordinuara për të parandaluar këtë fenomen.

Projekti ynë në formatin e një Gazete-Revistë synon të informojë dhe ndërgjegjësojë gratë dhe burrat për pasojat që shkakton dhuna në familje, duke theksuar se insitucioni i familjes po rrezikohet nga një dhunë e paprecedentë e burrave mbi gratë, prindërve ndaj fëmijëve dhe dhuna që ushtrohet shpesh tek të moshuarit. Dhe, në fakt, në Shqipëri slogani i këtij viti ishte “Djemtë dhe burrat, pjesë e zgjidhjes. Tregoni që jeni kundër dhunës”

“Shëndet Plus”, e vetmja gazetë në treg që trajton problemet shëndetësore, psikologjike dhe sociale të shoqërisë, do të publikojë përgjatë fushatës kundër dhunës në familje një suplement ku do të përfshihen artikuj, prononcime, mesazhe ndërgjegjësuese dhe paketa informative me fokus parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunën në  familje.

Suplementi do të përmbajë:

Intervista me psikologë, ku do të shpjegohen pasojat negative që sjell dhuna në familje, ndikimi në shëndetin mendor të fëmijëve, grave dhe burrave. Titujt e intervistave do të përcjellin njëkohësisht mesazhe kundër dhunës në familje.

Informacion për referimin e rasteve të dhunës në familje, ku duhet të drejtohen gratë për të shpëtuar nga dhuna në familje. Paketa informative do të ketë informacion dhe për shërbimet që ofrohen për viktimat e dhunës në Tiranë, Vlorë, Gjirokastër dhe në Durrës.

Në mesazhet sensibilizuese do të përfshihen edhe gazetarë lokalë- korrespondentë të mediave kombëtare, futbollistë, mjekë, mësues.

Përgjatë 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës ndaj grave, fushatës globale që drejtohet nga Kombet e Bashkuara, suplementi (gazeta) do të shpërndahet falas në Qendrat e Këshillimit të Gruas pranë materniteteve Vlorë, Tiranë, Durrës dhe Gjirokastër.

Gjithashtu, gazeta “Shëndet Plus” do të shpërndahet falas për djemtë dhe burrat, të cilët kryejnë vizita mjekësore pranë shërbimit të Andrologjisë në Polikinikën Qendrore të Tiranës dhe në shërbimet e Urologjisë pranë spitaleve: Vlorë, Durrës dhe Gjirokastër.

Projekti përfshin dhe një seancë trajnimi me gazetarët dhe reporterët që mbulojnë kronikën e zezë dhe çështjet sociale në bashkitë: Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Gjirokastër. Trajnimi me gazetarët do të fokusohet në raportimet profesionale për të adresuar më mirë çështjet e dhunës në familje dhe për të përcjellë mesazhe që adresohen kryesisht për burrat, pasi rëndom në media burrat dhunues bëhen “heronj”.

Suplementi do të aksesohet online në këtë adresë: shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese