Vlerat thelbësore që duhet t’i kaloni tek fëmijët (janë të rëndësishme të transmetohen brez pas brezi)

Është shumë e rëndësishme që fëmijët të mësojnë se duhet të përpiqen për të arritur diçka dhe kjo përpjekje të jetë në mënyrën e duhur.

femijeNdjeshmëria: kjo ndjenjë i lejon njerëzit që të formojnë miqësi të vërtetë, të respektojnë partnerët e tyre dhe të jenë të lumtur me jetën. Duke ditur se njerëzit përjetojnë frikë, gëzim, ankth kjo ndjenjë i mëson fëmijëve që të përshtaten me situatat dhe emocionet e tyre. Ndjeshmëria i bën fëmijët të kuptojnë se sa dëm mund t’ju shkaktojnë të tjerëve me një fjalë apo veprim dhe sa e rëndësishme është që të tjerët mos të bëjnë të njëjtën gjë me ta.

Përulësia: fëmijëve duhet t’ju transmetohet ideja që mos të “mburren” me gjithcka. Përulësia i lejon ata të jenë të lumtur me veten sepse mësojnë të vlerësojnë gjërat themelore në jetë, të cilat do t’i bëjnë edhe më të lumtur. Të gjykosh dhe qëndrosh me përulësi do të thotë të merrni një pamje realiste të gjërave dhe njerëzve që ju rrethojnë.

Angazhimi: fëmijëve duhet t’ju mësohet të jenë përgjegjës për veprimet e tyre, kjo gjë do t’i bëjë më të pjekur kur të rriten. Fëmijët duhet të dinë që çdo fjalë që flitet e ka një kuptim si një vlerë nominale në shoqëri, kjo do t’i bëjë ata të kuptojnë çdo fjalë që flitet.

Vetëbesimi: jepuni fëmijëve lavdërime dhe komplimenta për veprat e mira që kryejnë, kjo do t’ju japë vetbesim në vete. Inkurajoni fëmijët me veprat e mira dhe të drejta që duhet të bëjnë dhe mësojuni se dhe një vepër e keqe është thjesht një gabim që s’duhet të përsëritet.

Mos harroni se këto janë vetëm disa nga vlerat themelore që duhet të transmetohen brez pas brezi. Të jenë të fortë, entuziast, të dashur janë disa vlera të tjera që duhet të rriten bashkë me ta. Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe një shoqëri më e shëndetshme mund të krijohet vetëm falë vlerave të tyre.

Përgatiti për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"