Si të kontrolloni dhimbjen duke përdorur trurin

Fantazoni ushqime: duke menduar në lidhje me ushqimin, çokollatë apo një biftek viçi, do të lehtësoni dhimbjet menstruale ato të  migrenës dhe më shumë. kontrollNjë studim i kryer nga Universiteti  “Wisconsin” gjeti se ata që fantazojnë për ushqimin e preferuar janë të prirur të kenë më pak dhimbje gjatë ciklit menstrual. Çokollata ishte ushqimi i preferuar nga 32% e pjesëmarrësve në studim, e ndjekur nga një darkë me biftek viçi (31%), makarona (14%), pica (14%) dhe fruta (4%).

Meditimi: mund të jetë një nga kontrollet më të fuqishme ndaj dhimbjes. Një studim i vitit 2011 gjeti se meditimi i cili fokusohet në frymëmarrje, redukton intensitetin e dhimbjes diku nga 11% deri në 70% .

Shpërqëndrohuni: Dhimbja është në fakt një mekanizëm mbijetese i projektuar për të marrë vëmendjen tonë, por kur dhimbja është kronike, ajo mund të bëhet më shumë një çështje emocionale, thonë studimet. Dhimbja nuk duhet të marrë të gjithë vëmendjen tuaj. Kjo nënkupton fokusimin në pjesë të tjera të trupit ose në aktivitete të tilla si: leximi, shkrimi ose të parit një film. Shpërqëndrimet  janë shumë të dobishme sepse sa më shumë të përqëndroheni në dhimbje aq më shumë do ta ndjeni atë.

Përsërisni fraza: përsërisni me vete një frazë të shkurtër, lutje ose nje fjalë. Praktikojeni këtë medodë për disa minuta. Kjo është një mekanizëm për të liruar endofinat nga trupi juaj.

Ushtroni presion në pika të caktuara:  i njohur si vetë masazh, aplikoni presion në zonat që ndjeni dhimbje, veçanërisht nëse ajo është një dhimbje koke, tensioni apo dhimbje e muskujve. Kjo metodë mund të jetë shumë efektive./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide
Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët 
5 ushqime të zakonshme që janë të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet