Kjo recetë nuk ndihmon thjesht në heqjen e qimeve, por ndihmon edhe në eleminimin e daljes së tyre për një periudhë kohe të gjatë. Pas disa muajsh që e keni përdorur këtë recetë , qimet e padëshiruara në fytyrë apo trup do të zhduken tërësisht.
Merrni disa lëvozhga arrash dhe shkrijini ato. Lëreni hirin e krijuar në ujë dhe lëreni të qëndrojë për 12 orë. Me anë të një garze (nape) futeni në lëngun e krijuar dhe hiqni qimet duke i tërhequr nga drejtimi i kundërt i daljes së tyre. Përsëriteni këtë mënyrë 2 herë në ditë dhe lidheni garzën në pjesët me qime, mbajeni për 30 minuta.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


