Nga kuzhinieri i “Te Stela Resort”
Përbërësit për 4 persona:
Makarona linguine- Brokol i zierë, i prerë në copa
- Proshutë e tymosur
- Mente e grirë
- Gjalpë
- Pana
- Djathë parmixhano
- Konjak
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tigan hedhim gjalpë dhe skuqim proshutën. Ndërkohë vendosim makaronat të ziehen rreth 6-7 minuta. Hedhim bokolin në tigan menten e freskët kripë, piperin e zi dhe e shuajmë me konjak. Konjakut i venë flakën në mënyrë që të largojmë alkoolin. I hedhim pak ujë dhe i shtojmë panën duke e lënë 3-4 minuta të ziejë. Pasi salca ka arritur të bëhet kompakte e bashkojmë me makaronat e ziera. Pjata është gati për tu servirur. Ju bëftë mirë!


