Lida Shosha: Mjekët nuk dhunohen pa shkak, të verifikohen rastet

“Dhuna është kthyer në fenomen”, kështu e nis fjalën e saj mjekja Lida Shosha në një diskutim për shëndetësinë dhe përkatësisht për dhunën ndaj bluzave të bardha.

lidaE njohur për qëndrimet e saj të hapura, mjekja Shosha flet për një sistem shëndetësor të sëmurë që sipas saj e kanë paralamëruar vite më parë. “Kemi thënë para 2 viteve se marrëdhënia mjek-pacient po kriset. Ndërkohë, sot themi se marrëdhënia mjek pacient është shpartalluar.

Dhuna ndaj bluzave të bardha po bëhet e natyrshme. Kjo sepse përballemi çdo ditë me pacientë që kanë probleme fizike dhe shpirtërore”, shprehet mjekja. Shosha e vazhdon komentin e saj më tej duke u shprehur se “Askush nuk i dhunon mjekët kot. Duhet të verfikohen rastet. Njerëzit janë të irrituar sepse nuk marrin shërbimin. Ju është thënë shëndetësi falas. Shëndetësi falas nuk ka. Në kushte të tilla pacientët nervozohen me atë që kanë përballë”, vazhdon komentin e saj mjekja Shosha.

Postime të ngjashme

Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit