Enada dhe Gerdi: Dashuria nuk e njeh dhunën

Cili është perceptimi juaj për dhunën në familje dhe mesazhi sensibilizues në kuadër të këtij fakti?

Enada dhe Gerdi VasoEnada Hoxha:

Vitet e fundit jo vetëm në Shqipëri, por dhe në botë, shikoj që ka një përhapje të gjerë të dhunës në familje. Kjo është diçka e pakonceptueshme dhe e padurueshme jo vetëm për ata që preken nga afër, por edhe për ne që e dëgjojmë. Mua më duket madje shumë e çuditshme diçka e tillë. Unë nuk arrij ta perceptoj dhe ta kuptoj sesi dy njerëz të cilët lidhin jetën bashkë dhe krijojnë një familje, të dhunohen kaq rëndë me njëri-tjetrin, qoftë nga ana verbale, qoftë edhe nga ajo fizike. Ndoshta diskutimet në shoqëri do të munden të sensibilizojnë disi njerëzit rreth këtij fenomeni dhe në këtë mënyrë të gjithë ata që janë të prekur nga dhuna, të mund të kërkojnë ndihmë.

Ajo çka do doja të theksoja me zë të lartë është: “Të mbizotërojë dashuria në familje, midis çiftit dhe në shoqëri, sepse mendoj që tek kjo e fundit e ka zanafillën dhuna. Në qoftë se ti rritesh në një shoqëri të shëndoshë, padiskutim që edhe jeta më vonë do të jetë vërtet më e mirë. Kështu që sa më shumë dashuri dhuroni, o njerëz, sa më shumë mirësi, jetoni bukur dhe qëndroni larg dhunës”.

Gerdi Vaso: 

Mendoj që jo vetëm unë, por  çdokush si njëri intelektual, si njeri që e ka përzemër dhe vlerëson familjen, është absolutisht kundër dhunës në familje. Familja është gjëja më e shtrenjtë, gjëja me e rëndësishme që duhet ruajtur në jetë dhe duhet mbajtur fort. Pa familjen askush nuk mund të jetë diçka në jetë. Uroj që ne të gjithë si shoqëri, si komb, të jemi shumë më të civilizuar, të kuptohemi edhe më mirë për të pasur si rrjedhojë një jetë sa më të bukur dhe të lumtur. Duke qenë se jemi në prag fundviti, uroj që viti tjetër të jetë një vit edhe më pozitiv dhe i mbarë për të gjithë shqiptarët.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën