Lloji i gjakut ka ndikim në shumë gjëra, duke përfshirë dietat, ndjenjat dhe reagimet në situata të ndryshme të jetës.
Lidhur me grupet e gjakut, ne e dimë se çdo person mund të marrë gjak vetëm nga i njëjti grup gjaku.
Megjithatë, njohja e grupeve të gjakut është shumë më komplekse, ato ndikojnë dietën tonë, mënyrën se si ne perceptojnë gjërat dhe reagojnë në situata të ndryshme.
Grupi i gjakut O: është lloji i gjakut më i përdorur dhe gjendet në të gjithë botën. Sa i përket historisë, dieta e këtij lloji të gjakut është e bazuar në mish, peshk, vezë dhe perime të ndryshme.
Grupi i gjakut A: me grupin e gjakut A janë njerëzit vegjetarianë, që nuk konsumojnë mish dhe produktet e qumështit. Sot, përqindja më e madhe e njerëzve me lgrupin e gjakut A është e përqendruar rreth Mesdheut, Spanjës, Turqisë dhe Ballkanit.
Grupi i gjakut B: njerëzit që kanë këtë grup gjaku duhet të ndjekin dietë të bazuar në mish, produktet e qumështit dhe drithërat, pra mund të konsumojnë të gjitha llojet e ushqimeve. Popujt e Lindjes së Largët (Japoni, Mongoli, Kinë dhe pjesë të Indisë), janë grupi më i madh i tipit të gjakut B.
Me migrimin e nomadëve aziatike në Perëndim, tipi i gjakut B ka arritur përqindje më të lartë të gjermanëve dhe austriakëve.
Grupi i gjakut AB: sot, vetëm pesë për qind e popullsisë e ka këtë lloj gjaku. Ushqimi për njerëzit e këtij lloji gjaku është diku në mes A dhe B, ata hanë çdo gjë, perime dhe mish, por konsumojnë produktet e qumështit më pak se grupit të gjakut B.
Përgatiti për “Shendet+”: Elena Beta
Burimi: Health and Food House


