Dhimbja apendesitit shpesh ndodh në anën e djathtë të barkut. Disa njerëz, duke përfshirë fëmijët dhe gratë shtatzëna, mund të përjetojnë dhimbje në zona të ndryshme të barkut.
Dhimbja mund të bëhet më e rëndë nëse lëvizni këmbët apo barkun (nëse keni kollë ose teshtima). Mjekët thonë se shumë pacientë e përshkruajnë si “asnjë dhimbje tjetër që kanë ndjerë më parë”. Pasi ajo godet, ashpërsia e dhimbjes mund të rritet brenda disa orëve.
Temperaturë të ulët dhe të dridhura: nëse keni dhimbje në stomak dhe ethe nuk ka asgje për t’u shqetësuar, por nëse keni edhe temperaturë, është shenjë që jeni prekur nga apandesiti.
Marrje mendsh, humbje e oreksit dhe të vjella: të gjithëve u ndodh që në ditë të caktuara të mos kenë oreks si dhe të kenë marrje mendsh apo të vjella. Nëse kjo gjendje përmirësohet pas një apo dy ditësh jeni në rregull.
Por, nëse kjo gjendje vazhdon dhe shoqërohet edhe me dhimbje në anën e djathtë të barkut, mjekët thonë se duhet të kërkoni kujdes mjekësor. Nëse keni të vjella për më shumë se 12 orë ose keni pasur diarre për më shumë se dy ditë, duhet të telefononi mjekun.
Vështirësi në tretje dhe fryrje: nëse shkoni për të fjetur dhe zgjoheni ende me dhimbje apo dhimbja është akoma më e fortë, duhet të keni kujdes.
Këto janë simptoma të përgjithshme që mund të tregojnë shfaqjen e apandesitit. Nëse ato ndodhin të kombinuara me njëra-tjertën duhet të shkoni tek mjeku.
Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta/ Burimi: Health and Food House


