Ja çfarë ofron natyra për të kuruar migrenën

Rozmarinë: një barishte e njohur në Aromaterapi, rozmarina mund të jetë me dobi në trajtimin e dhimbjes të kokës. Vaj esencial Rozmari i përzier me livando dhe karamele mente mund të shërbejë si një trajtim natyror për migrenën.

balsam limoniKur përdoret në Aromaterapi, rozmarina nuk  përmirëson vetëm humorin, ajo stimulon sistemin nervor, parandalon dhimbjen e kokës dhe lehtëson dhimbjet e migrenës.

Xhenxhefill: rrënjët e kësaj erëze mendohet të jenë një nga trajtimet më efektive natyrore për migrenën dhe dhimbjet e kokës. Sipas hulumtimeve, xhenxhefilli përmban përbërës shumë të fuqishëm që ndihmojnë në lehtësimin e ënjtjeve, dhimbjeve dhe tensionit që zakonisht shkaktojnë dhimbje koke.

Vajra të nxjerra nga xhenxhefili mendohet të jetë efektivë si qetësues për dhimbjet. Gjithashtu, xhenxhefilli ndihmon në eliminimin e të vjellave të cilat mund të vijnë për shkak të migrainës.

Balsam limoni: kur merret si çaj, balsami i limonit mendohet të jetë efektiv në trajtimin e migrenës. Ai zgjeron enët e gjakut, duke ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve të kokës si pasojë e migrenës. Në të kaluarën, balsami i limonit, së bashku me kanellë dhe bimë të tjera aromatike, ishte një prej përbërësve të ilaçit që përdorej në shekullin e 14 për të trajtuar sëmundjet nervore dhe dhimbjet e kokës. Përgatiti për “Shendet+”: Elena Beta

Burimi: Health and Food House

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit