Kjo është një pije shumë e thjeshtë që do t’ju ndihmojë të përqendroheni, të përmirësoni kujtesën dhe ul presionin e gjakut. Për të përgatitur këtë, ju duhen vetëm 4 përbërës dhe 5 minuta.
Përbërësit: 1 gotë qumësht bajamesh, 1 lugë çaji pluhur kakao, 2 lugë çokollatë e errët, 1 lugë mjaltë ose ëmbëlsues.
Përgatitja: valoni qumështin dhe hidhni kakaon dhe çokollatën e errët. Më pas shtoni një lugë mjaltë për ta ëmbëlsuar. Kjo është një recetë shumë e thjeshtë dhe shumë efektive që mund ta përdorni çdo mëngjes për të qenë më energjik dhe për ta nisur ditën mbarë.
Përgatiti për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


