Një lugë çaji nga ky përbërës është e barabartë me 1 orë ushtrime

Shafran i Indisë është një përbërës kuzhinë që shkon përtej të qenit i shijshëm.

shafranSi një nga antibiotikët e natyrës, ajo mund të ndihmojë me shërimin e plagëve dhe infeksionit, madje mund të ndihmojë edhe në luftën kundër disa llojeve të kancerit. Shafran i Indisë është një nga 14 ushqimet që mbron kundër zhvillimit të kancerit.

Sipas një studimi,  gjatë 8-javëve u përfshinë 32 gra në  postmenopausë të cilat u ndanë në 2 grupe:

  • Grupi i parë bëri ushtrime
  • Grupi i dytë konsumoi shafran të Indisë

Njëri grup mori 150 mg ekstrakt shafran i Indisë në ditë, për 8 javë.

Grupi i stërvitjes i’u nënshtrua aerobisë më shumë se 3 ditë në javë (2-3 seanca dhe trajnime shtesë në shtëpi).

Pas përfundimit të studimit u analizuan qelizat endoteliale që vijëzojnë sipërfaqen e brendshme të enëve të gjakut të pjesëmarrësve në studim dhe studiuesit vunë në dukje se funksioni i këtyre qelizave ishte përmirësuar dukshëm pas dy muajsh në krahasim me stërvitjen.

Mosfunksionim i qelizave endoteliale është një faktor që ndikon në zhvillimin e arteriosklerozës (depozitave yndyrë brenda enëve të gjakut, të ngjashme me tuba të bllokuar), kështu që çdo gjë që mund të parandalojnë qelizat endoteliale të bëhen jofunksionale mund të shmangë gjithashtu prekjen nga sëmundjet e zemrës.

Ky studim tregoi se konsumimi i rregullt i shafranit të Indisë ose trajnimi i rregullt në aerobi kanë të njëjtin efekt në përmirësimin e funksionit të qelizave endoteliale.

Përgatiti për “Shëndet +”: Elena Beta

Burimi: Health and Natyral World

 

Postime të ngjashme

9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide
Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët 
5 ushqime të zakonshme që janë të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet