Kremrat e trupit: Hulumtimet tregojnë se lëkura e fytyrës është e ndryshme nga lëkura e trupit. Lëkura e trupit është shumë e trashë. Kini kujdes kur zgjidhni kremin hidratues. Duhet të siguroheni që është për lëkurën e fytyrës.
Sheqer: Përdorimi i sheqerit mund të dëmtojë lëkurën e fytyrës, prandaj nëse kremrat kanë përmbajtje sheqeri është mirë të shmangni përdorimin e tyre.
Limoni: Limoni është plot me acide, të cilat mund të dëmtojnë lëkurën tuaj. Duke vënë limon në fytyrën e ekspozuar ndaj diellit, mund t’i shkaktoni plagë dhe djegie.
Produktet e flokëve: Në kontakt me lëkurën e fytyrës, këto produkte mund të dëmtojnë atë duke e tharë.
Pastë dhëmbësh: tharja e puçrrave me pastë dhëmbësh është një ilaç i vjetër i përdorur për një kohë të gjatë. Nëse koha e lënies së pastës të dhëmbëve në fytyrë tejkalohet, mund të përballeni me djegie kimike, plagë ose dëme të tjera.
Sode buke: Shumë njerëz përdorin sodë buke si aparat pastrimi për lëkurën, por kjo nuk është ide e mirë nëse mbahet për një kohë të gjatë. Soda mund të gërryejë fytyrën duke shkaktuar dëmtime serioze.
Alkooli: Është përdorur gjerësisht për trajtimin e plagëve dhe infeksioneve, si dhe për sterilizimin e tyre. Por ai nuk duhet të përdoret në fytyrë, pasi mund ta thajë në mënyrë drastike lëkurën. Përveç kësaj, ADN-ja e qelizave të lëkurës mund të shpërbëhet, e cila do të rezultojë në dëmtim të qelizave.
Përgatiti për “Shëndet +”: Elena Beta/ Burimi: Healthy Food and Advices


