Këshilla për një gjumë të rehatshëm

gjumeJa disa këshilla për të bërë gjumë më të qetë:

  1. Përpiquni të bëni gjëra të gëzueshme para gjumit. Provoni të lexoni një libër të mirë, të shëtisni ose të bëni diçka që nuk është stresuese.
  2. Bëni një dush të ngrohtë relaksues para gjumit.
  3. Mundohuni të dëgjoni muzikë dhe sidomos atë që ju pëlqen ju.
  4. Mos shikoni asgjë dramatike/shqetësuese në televizion/internet para gjumit. Hiqni televizorin nga dhoma e gjumit.  Shumë njerëz e përdorin televizorin për të rënë në gjumë dhe ky është një gabim.
  5. Flini në heshtje të plotë. Sigurohuni që dhoma e gjumit të jetë e qetë prej zhurmave. Nëse heshtja është problem, konsideroni “zhurmat e bardha” si përdorimi i një disku që luan tingujt qetësues si valët e detit apo pikat e shiut.
  6. Mbani të rregullt dhomën e gjumit: dhoma e gjumit duhet të jetë si një shenjtërore. Grumbujt e rrobave të hedhura në shtrat, një mal me gjëra që rrinë rrëmujë para jush, të pengojnë emocionalisht dhe çojnë në probleme për të fjetur.
  7.  Mbani dhomën tuaj të freskët: dhoma e gjumit duhet e ventiluar me një temperaturë që është e favorshme për të fjetur. Kjo temperaturë do të varet vetëm nga ju. (Informacion më të plotë për gjumë të qetë do të gjeni në numrin e ardhshëm të gazetës Shëndet+)

Postime të ngjashme

Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital