Depilimi (me brisk) mund të dëmtojë rëndë shëndetin

depilim ne zonen intimeEdhe pse shumë gra nuk mund të jenë në dijeni të kësaj, depilimi me brisk në zonën intime mund të rrezikojë seriozisht shëndetin tuaj. Kjo “rutinë” është bërë aq e zakonshme për femrat në ditën e sotme, saqë janë anashkaluar rreziqet shëndetësore që mund të mbarten prej saj.

Sipas një studimi të publikuar në Revistën Amerikane të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë: Gratë nuk janë të vetëdijshme për rreziqet që sjell depilimi me brisk në zonën intime”.

Sipas studimit, rreth 90% e femrave depiloheshin me brisk. Lëkura e zonës intime është më e ndjeshme se lëkura në zonat e tjera të trupit, si këmbët apo krahët. Kjo është arsyeja pse depilimi me brisk mund të shkaktojë lëndime, sidomos kur depilimi bëhet me nxitim. Rreth 60% e femrave raportuan efekte anësore pasi ishin depiluar me brisk në zonën intime, si puçrra të vogla me infeksion, qime që rriten brenda lëkurës etj. Kjo formë e depilimit mund të krijojë një “terren ideal” për përhapjen e baktereve dhe viruseve dhe ka gjasa të prekeni nga infeksione të ndryshme vaginale.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave