QSUT, rinis kryerja e analizave për tumoret

qsutNë Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka nisur, pas disa muajsh ndërprerje, kryerja e analizave specifike për sëmundjet tumorale. Burime zyrtare nga kjo qendër spitalore, më e madhja e nivelit terciar në vend, thanë sot për ATSH-në se analizat e PSA (për prostatën) dhe CA (për matjen e markuesve tumorale) kanë filluar të kryhen normalisht.
Analiza CA kryhet falas për pacientët e shtruar në spital qe vuajne nga tumoret,  apo ata që ndiqen me kimioterapi. Nderkohe  PSA kryhet falas për pacientët ambulatorë, të cilët duhet të zbatojnë sistemin e referimit. Për t’i përfituar falas këto analiza, pacientët duhet të paraqesin librezën e shëndetit dhe rekomandimin nga mjeku i familjes. “Në QSUT, po punohet çdo ditë e më shumë për të përmbushur misionin human të shërbimit ndaj qytetarëve”, theksuan të njëjtat burime./ATSH

Postime të ngjashme

Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Prediabeti, çfarë duhet të bëjë pacienti? Flet endokrinologia Bariola Duro
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët