Ja shenjat që ju tregojnë se duhet të nxirrni toksinat jashtë trupit

Kimikatet në ushqimin tonë, hormonet e injeksioneve dhe ndotja në ajër dhe ujë, janë të gjitha toksina që ndikojnë trupin tonë në mënyra të ndryshme.

toksina 4Komponimet e dëmshme gjithashtu mund të merren nga pirja e duhanit apo produktet e ndryshme të përdorura në shtëpi, duke përfshirë ato kozmetike dhe produktet e pastrimit. Edhe ndjenjat negative dhe stresi mund të shkaktojnë formimin e komponimeve komplekse në trup të cilat janë shumë të dëmshme.

Për fat të mirë ka disa shenja paralajmëruese që tregojnë se trupi ynë ka nevojë për detoksifikim.

Lodhje e vazhdueshme: mund të jetë një shenjë se ka depozitim të tepërt të toksinave në trupin tuaj. Kjo është zakonisht një shenjë se toksinat janë akumuluar në traktin e tretjes.

Temperaturë më e lartë se normalja: nëse mëlçia është e detyruar për punë jashtë orarit, ajo do të shkaktojë mbinxehje të trupit. Kjo natyrisht çon në mbi djersitje, gjë e cila më tej shkakton lirimin e toksinave të tepërta nga lëkura.

Dhimbje koke të vazhdueshme: sistemi nervor mund të preket në shumë mënyra, nëse toksinat janë akumuluar në trup. Indeve nervore mund të bëhen tepër të ndjeshme dhe të shkaktojnë dhimbje koke të vazhdueshme.

Yndyrë e tepërt në zonën e barkut: teprica e toksinave në trup mund të ndikojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe nivelin e kolesterolit. Ato mund të rrisin më tej varësinë ndaj insulinës dhe për pasojë rritet sasia e dhjamit në zonën e barkut.

Pagjumësi: pagjumësi dhe çrregullime të tjera të gjumit shpesh ndodhin kur ekziston akumulimi tepërt i toksinave në indet e trupit.

Probleme me lëkurën: nëse keni vazhdimisht kruarje në lëkurë është gjithashtu një shenjë. Përveç kësaj, në qoftë se vini re papritur puçrra në fytyrë, ato mund të jetë një shenjë se toksinat janë akumuluar jo vetëm në trupin tuaj, por edhe në lëkurë.

Gjuhë e bardhë: për shkak të tepricës së toksinave në gjak, gjuhë mund të merrë një shtresë të verdhë apo të bardhë, e cila formuar si rezultat i fuqisë së saj për të luftuar mikrobet. Kjo mund të nënkuptojë rritjen e llojeve të ndryshme të baktereve dhe mykut nën trup.

Përgatiti për “Shëndet+” : Elena Beta

Burimi: Healthy Food Huose

 

 

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje