Mbështilluni me qese plastike dhe reduktoni dhjamin e celulitin!

qese plastikeKjo është një mënyrë mjaft efektive që ndikon në zbehjen e celulitit dhe reduktimin e dhjamit, sidomos rreth zonës së barkut. Për këtë arsye ju duhen vetëm 3 përbërës: uthull molle, locion trupi dhe qese plastike.

Përzieni ¼ e filxhanit me locion trupi dhe një lugë gjelle uthull molle, përzieni përbërësit derisa të formohet një masë homogjene. Merrni një peshqir dhe lageni me ujë të ngrohtë, vendoseni në vendin që keni celulit dhe dhjamë. Është e rëndësishme që uji të jetë i ngrohtë sepse do të ndihmojë në hapjen e poreve.

Pas disa minutash, aplikoni përzierjen me locion trupi dhe uthull në zonën problematike dhe mbështilleni me qese plastike për 3-6 orë. Është e këshillueshme që këtë procedurë ta ndiqni gjatë natës, që të mos lëvizni. Përsëriteni këtë metodë 3 herë në javë. Gjatë kësaj kohe duhet të bëni aktivitet të rregullt fizik dhe të ushqeheni shëndetshëm, në mënyrë që mos t’ju krijohen strija dhe të keni rezultate të dukshme.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer