Ja arsyet pse duhet të pini një gotë birrë pas drekës

Birra ndihmon në forcimin e sistemit imunitar, forcon kockat, mbron veshkat etj. Sipas një studimi të bërë u konstatua se gratë që pinin birrë në mënyrë të moderuar kishin rreth 30% më pak shanse për të vuajtur nga një sulm në zemër apo nga infarkti. Studimet tregojnë se kur konsumoni një gotë birrë ju i siguroni trupit ujë, niseshte, elb dhe grurë. Pra birra shikohet si një alternativë e mirë e të jetuarit shëndetshëm, natyrisht nëse konsumohet me moderim dhe pasi keni konsumuar ushqim, këshillohet pas drekës. Ja disa nga përfitimet që sjell konsumimi i saj:

birraGurët në veshka: sipas studimeve thuhet se nëse konsumoni një gotë birrë çdo ditë do të zvogëloni rrezikun për të pasur gurë në veshka në 40%.

Përmirëson shëndetin e kockave: studimi arriti në përfundimin se niveli i silikonit në birrë kontribuon në dendësinë e kockave.

Zvogëlon rrezikun e diabetit: një nga përfitimet shëndetësore të birrës është se ajo ndihmon në reduktimin dhe parandalimin e diabetit të tipit 2. Birra ndihmon në tretjen e disa ushqimeve të yndyrshme.

Ul nivelin e kolesterolit: nëse e keni nivelin e kolesterolit të lartë, zgjidhni ta ulni atë me një gotë birrë sepse ajo përmban fibra të tretshme.

Mbron kundër rrezatimit UV:  birra përmban phytonutrein ose acid që ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.

Ul presionin e gjakut: studimet e reja kanë treguar se personat që pinë birrë në mënyrë të moderuar ulin presionin e gjakut, në krahasim me pijet e tjera si vera.

Mbron nga infeksionet: birra ka përbërës të fuqishëm që ndihmojnë kundër infeksioneve në trup, sidomos atyre të traktit urinar. Ajo forcon imunitetin gjithashtu.

Për birrë të freskët, ne ju sugjerojmë “Te Stela Resort”

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?