Ekzistojnë një sërë faktorësh që ndikojnë në sistem të dobët imunitar dhe në ndjesi të lodhjes kronike. Një ndër këto shkaqe mund të jetë edhe prania e toksinave në gjak. Në këtë postim do t’ju paraqesim një recetë e cila ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe në përballimin e sëmundjeve të ndryshme. Kjo recetë pastron gjakun dhe nxit metabolizmin gjithashtu.
Përbërësit:
12 thelpinj hudhër
Gjysmë litër verë të kuqe
Përgatitja: pastroni thelpinjtë e hudhrës dhe pritini në copa të vogla. Vendosini në një shishe qelqi. Shtoni gjysmë litër verë në shishe dhe tundini fort të dy përbërësit. Mbajeni shishen në diell, në vënd të ndriçuar për 14 ditë. Gjatë këtyre ditëve tundeni shishen çdo ditë. Pas 14 ditësh, kullojeni lëngun dhe vendoseni në një enë tjetër të pastër qelqi. Pini nga një lugë gjelle të përbërjes çdo ditë në mëngjes.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthdigezt


