Dimri, ç’duhet të përmbajnë kremrat që përdorim

duart dhe fytyraJa çfarë rekomandohet të kenë në përbërjen e tyre kremrat që përdorim gjatë stinës së dimrit. -Aloe vera – me veprim hidratues, rigjenerues të lëkurës dhe mjaft efikas dhe në trajtimin e dermatiteve dhe psoriazës.

Krem me bazë gjalpi – (në anglisht e gjejmë me termin “shea butter”) me veprim hidratues, zbutës, mbrojtës. Ka veti të depërtojë thellë në lëkurë duke rritur elasticitetin e saj. Përdoret edhe si zbutës i skalpit të thatë të kokës dhe si ushqyes i flokëve.

Vaji i jojobës – është një nga vajrat më hidratues për lëkurën, pasi përthithet lehtësisht prej saj duke depërtuar përmes poreve të vogla të epidermës. Këshillohet tek lëkurat e thata duke e aplikuar çdo ditë me masazh ose mund të shtojmë disa pika te kremi i ditës para aplikimit.

Vaji i avokados – vaj antirrudhë që i jep lëkurës butësi dhe elasticitet. Në aspektin e përthithjes nga epiderma është më efikas pas banjës, kur lëkura është e ngrohtë dhe e lagësht.

Vaj i embrionit të grurit – ky vaj është koncentrat i vitaminës E, forcon filtrin hidrolipidik të lëkurës duke zgjidhur problemin e lëkurave të thata e të tendosura. Rekomandohet të përdoret në lëkurë çdo darkë dhe një herë në javë shtresë të trashë në të gjithë fytyrën si maskë. Hiqet pas 15-20 minutash me pecetë sasia e tepërt. Mund të përdoret edhe tek kremi i natës duke shtuar disa pika para aplikimit.

Vaji i bajames – ka efekt ushqyes dhe zbutës të epidermës si për të rritur, ashtu dhe për fëmijët e foshnjat.

Acidi hialuronik – është “ngjitësi” që bashkon kolagjenin me elastinën duke i bërë të punojnë së bashku në lëkurë. Ai është gjithashtu mbajtës i ujit duke hidratuar dhe fryrë lëkurën, si dhe zvogëlon shfaqjen e rrudhave.

Postime të ngjashme

5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit