Ja pse njerëzit me sy blu janë më të veçantë se të tjerët!!!

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Pjesa e brendshme e syrit është e përbërë nga 2 pjesë: epiteli dhe irisi. Epiteli është i përbërë nga 2 shtresa të qelizave që përmbajnë pigmente të zeza dhe kafe, përballë tyre është i vendosur irisi, i cili është i përbërë nga fibra pa ngjyrë. Është sy jeshil Sy blupikërisht niveli i melaninës ai që ndikon në ngjyrën e syve. Për shembull, sytë kafe kanë një përqendrim më të lartë të melaninës në iris, i cili e thith dritën nëpër shtresat e tij duke i dhënë ngjyrën e errët syve.

Sytë jeshilë kanë më pak melaninë dhe absorbojnë më pak dritë. Kjo do të thotë se një pjesë e dritës nuk mund të absorbohet, por ajo reflektohet dhe krijon ngjyrën e kaltër (si pasojë e “efektit Tindal”). Kombinimi i ngjyrës së thellë kafe dhe reflektimit blu jep ngjyrën e gjelbër tek sytë. Njerëzit me sy jeshilë janë më të rrallë.

Interesant është fakti se sytë blu përmbajnë shumë pak melaninë dhe në të vërtetë ngjyra blu tek sytë e këtyre njerëzve nuk është e mirëkrijuar, sepse ajo varet gjithmonë nga drita dhe koha. Nëse e keni vënë re, njerëzve me sy blu (dhe jeshil) iu ndryshon ngjyra e syve në varësi të dritës që u reflektohet dhe në varësi të kohës atmosferike.

A kishim të drejtë kur thamë që njerëzit me sy blu janë të ndryshëm nga të tjerët dhe veçantë? / Burimi: cuisinehealth

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Në Shqipëri ka ardhur BA5, varianti i ri i Covid shkaktar për infektimet
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmarrin masa për reduktimin e sasisë së nikotinës në cigare
Ja disa nga përdorimet e vajit të kungullit për qëllime mjekësore
 Dr.Klodiana Zaharia: Nuhatja, rëndesia e kësaj shqise mbijetese
Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar