Qumështi, a duhet konsumuar në mëngjes?

mengjesDoktor, kam lexuar në disa faqe lidhur me disa ushqime që nuk duhet të përdoren dhe në fakt jam shokuar. Bëhet fjalë për shmangien e ushqimeve të ëmbla, biskotave të kripura dhe bukës së thekur (ajo që blihet e gatshme), si dhe mospirjen e qumështit, pasi sipas tyre nuk duhej konsumuar pas një lloj moshe. Por unë konsumoj çdo mëngjes 4 feta buke të thekur me marmaladë dhe një gotë qumësht. Ç’duhet të bëj?

E dashur lexuese. Nuk e kam lexuar informacionin me të cilin je ndeshur, por mund të them që deri aktualisht, me gjithë informacionin e miratuar shkencor të cilin zotëroj, konsumimi i sheqernave të thjeshtë nuk është i ndaluar. E njëjta gjë mund të thuhet për biskotat me kripë apo bukën e thekur. Sa për konsumin e qumështit, mund të them që në përgjithësi ne konsumojmë më pak nga ajo çka këshillohet, dmth 2-3 gota në ditë. Kjo rezulton nga gjithë informacioni shkencor i miratuar deri tani për të cilin besoj se mund të vazhdoni të konsumoni 4 fetat e thekura me marmalatë, nëse fiziku juaj ua lejon dhe nëse pesha juaj është normale, si dhe të pini gotën e qumështit çdo mëngjes.

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera