Kujdes! Këto zakone të përditshme ju shkatërrojnë shikimin

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Ekzistojnë një sërë faktorësh që ndikojnë në lodhjen e syve dhe, për pasojë, pamundësinë për të pasur një shikim të qartë dhe “të shëndetshëm”.  Ja disa nga zakonet e përditshme që kërcënojnë shikimin dhe dëmtojnë sytë”

sy te irrituarLaptopët dhe tabletët: afërsia e këtyre mjeteve me fytyrën është shumë e madhe dhe për pasojë mund të ndikojë në përkeqësim të shikimit dhe dhimbje koke. Mos shikoni filma dhe mos qëndroni për një kohë të gjatë të fokusuar nëpër këto mjete kompjuterike.

Rrezatimi UV: është shumë i rrezikshëm për sytë dhe mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme të tyre. Gjatë stinës së pranverës dhe verës duhet të mbani syze me filtra të përshtatshëm mbrojtje.

Leximi i tepërt: mos lexoni orëve të vona të natës, sepse sytë kanë nevojë të pushojnë dhe nuk janë aq funksional sa gjatë ditës. Nëse lexoni në interval të gjata kohore, bëni nga një pushim 10-15 minuta.

Gjumi i pamjaftueshëm: duhet të flini mjaftueshëm në mënyrë që sytë të kenë mundësinë të rigjenerohen. Pagjumësia mund të shkaktojë sindromën e syve të thatë dhe mund të irritojë kapilarët e tyre./ Burimi: steptohelath

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi