Cilat janë efektet anësore të antibiotikëve?

Për gazetën “Shëndet+”, mjeku infeksionist Tritan Kalo

Efektet anësore të medikamenteve, përfshirë edhe antibiotikët, përbëjnë 1 nga 10 shkaqet kryesore të sëmundshmërisë dhe të vdekshmërisë në SHBA. Reaksionet ndaj antibiotikëve mund të variojnë nga reaksione të lehta alergjike deri në efekte të rënda jetëkërcënuese, si: shoku anafilaktik, sindroma Stivens Xhonson etj.

Efektet anësore të antibiotikëve janë shumë të variueshme nga njëri pacient në tjetrin dhe nga një antibiotik në tjetrin. Po përmendim disa prej këtyre reaksioneve për disa nga klasat më shpesh të përdorura të antibiotikëve:

Gazeta Shendet+, nr. 81, faqe 6-7Penicilinat japin: rash (kruarje dhe skuqje), diarre, dhimbje abdominale (në zonën e barkut), nauzea dhe/ose të vjella, ethe medikamentoze, reaksione të hipersensitivitetit (alergjike) deri në anafilaksi. Ampicilina mund të shkaktojë kolit pseudomembranoz.

Cefalosporinat: rash (kruarje dhe skuqje), diarre, nauzea dhe/ose të vjella, ethe medikamentoze, reaksione të hipersensitivitetit (alergjike), sëmundjen e serumit, kandidozë vaginale, alergji të kryqëzuar në pacientët e raportuar për alergji ndaj penicilinës (3 -10%).

Aminoglicosidet: toksicitet renal (të veshkave), ototoksicitet (shurdhim), marrje mendsh, nauzea dhe/ose të vjella, nistagmus (probleme me syte).

Karbapenemet: diarre, nauzea dhe/ose të vjella, dhimbje koke, rash (kruarje dhe skuqje), toksicitet hepatik (i mëlçisë), eozinofilia.

Antituberkularët: anoreksi, anemi hemolitike, toksicitet hepatik, dhimbje koke, neuropati periferike, marrje mendsh, dhënie nuance të kuqe lëngjeve fiziologjike trupore (vetëm nga Rifampicina dhe Rifabutina).

Makrolidet: dhimbje abdominale (në zonën e barkut), anoreksi, diarre, nauze dhe/ose të vjella, çrregullime të shijes (Clarithromycin).

Kinolonet: dhimbje abdominale, anoreksi, diarre, nauze dhe/ose të vjella, dhimbje abdominale, dhimbje koke, pagjumësi, letargji, fotosensibilitet (disa herë shumë i rëndë).

Glikopeptidet: (a) Vancomycin: red man syndrome (skuqje, rënie të presionit arterial, prurit), flebite;

Telavancin: çrregullime të shijes, nauzea dhe/ose të vjella, dhimbje koke, marrje mendsh.

Tetraciklinat: nauzea dhe/ose të vjella, diarre, dhimbje abdominale, rash, fotosensibilitet, dhimbje koke, marrje mendsh.

Sulfonamidet: nauzea dhe/ose të vjella, diarre, anoreksi, dhimbje abdominale, rash, fotosensibilitet (po ashtu edhe: sindromën Stivens Xhonson), dhimbje koke, marrje mendsh.

Kujdes i veçantë i duhet kushtuar përshkrimit të antibiotikëve në shtatzëni. Autoritetet përkatëse Amerikane (Food and Drug Administration = FDA) kanë aprovuar një listë të antibiotikëve të sigurtë në përdorimin e tyre në një situatë të tillë fiziologjike, disa prej të cilëve janë: amoksicilina, ampicilina, klindamicina, eritromicina, penicilina, gentamicina, cefoksitina, cefotetani dhe cefazolini.

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi