Gripi stinor, si të vetëmbroheni

grip bebiÇfarë mund të bëni për të mbrojtur veten nga virusi i gripit stinor?

Ju rekomandojmë tre hapa për të luftuar gripin: vaksinimin, veprimet e përditshme parandaluese dhe përdorimin e saktë të barnave antivirale nëse mjeku i rekomandon.

Mënyra më e mirë e parandalimit të gripit është vaksinimi me vaksinën antigrip.

Vaksinimi mbron vetë personin  dhe ndihmon në mospërhapjen e gripit.

Vaksinimi  duhet të bëhet çdo vit pasi ka shumë lloje virusesh dhe çdo vit dalin vaksina të reja që mbrojnë nga nëntipe të reja të virusit. Vaksina përmban dy nëntipe të virusit A dhe virusit B të gripit.

Vaksinimi kundër gripit bëhet në muajt tetor–dhjetor.

Efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë mbas marrjes dhe mbrojtja vazhdon rreth një vit.

Injeksioni i vaksinës kryhet në pjesën e sipërme muskulare të krahut.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë