Çfarë tregojnë periodat për shëndetin tuaj

Shpeshherë problemet shëndetësore pasqyrohen tek cikli juaj menstrual, prandaj nëse i kushtoni pak vëmendje simptomave që i sjell trupit, mund të kuptoni më shumë mbi shëndetin.

periodNëse periodat janë të pakta (shpeshherë vijnë me pika) tregon se mund të keni probleme me gjendrat e tiroides ose hipofizën: Nëse jeni duke marrë pilula kontraceptive, atëherë mos krijoni panik, sepse kjo është e zakonshme. Por nëse nuk merrni pilula kontraceptive, atëherë ka mundësi të keni çekuilibër hormonal.

Nëse keni gjakderdhje të papritur gjatë ciklit menstrual: ky është një efekt anësor normal nëse  jeni duke marrë pilula kontraceptive, përndryshe duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Gjakderdhjet ndonjëherë mund të jetë një shenjë e problemeve të qafës së mitrës, të cilat ndodhin për shkak të estrogjenit të tepërt në trup. Megjithatë, gjakderdhjet e papritura mund të tregojnë mbi ekzistencën e fibroideve ose infeksioneve të tjera të ngjashme. Të tilla gjakderdhje nga vagina mund të jenë edhe tregues i  kancerit.

Nëse vuani nga dhimbje të rënda dhe të padurueshme të cilat zgjasin për disa ditë: atëherë duhet të konsultoheni me mjekun. Sipas dr. Daniela Carusi, drejtoreshë në Spitalin e Grave në Boston, gratë e reja shpesh mendojnë se mund t’i durojnë dhimbjet intensive, por kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi këto dhimbje mund të jenë e dëmshme për shëndetin.

Nëse cikli menstrual ju vonohet: nëse kjo nuk ndodh për shkak të një shtatzënie të mundshme, atëherë keni probleme shëndetësore. Sipas doktoreshë Carusit, nëse nuk keni perioda të rregullta, është koha të ndryshoni stilin e jetës. Gratë që kanë perioda të çrregullta dhe janë mbipeshë, duhet të kontrollohen tek mjeku nëse vuajnë nga diabeti i tipit 2. Nëse ky është rasti, kontaktoni mjekun menjëherë.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta/ Burimi: zonnews.com

 

 

 

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë