Nëse shpëlani flokët me kafe do të luftoni majat e plasaritura, rënien e flokëve, si dhe do të forconi ngjyrën.
Edhe pse zgjedhja e kafes mund të tingëllojë e çuditshme, nuk do të pendoheni për këtë hap.
Kafja ka pigmentim të fortë, përveç kësaj, ju ndihmon të shmangni amoniakun dhe kimikate të tjera të dëmshme që gjenden në bojra, shampo me ngjyra dhe ngjyra të ndryshme të flokëve.
- 3-4 lugë kafe
- 1/2 filxhan zbutës për flokët
Përgatitja dhe përdorimi:
Në një tas vendosni balsamin dhe kafen, përziejini mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Pastaj aplikojeni këtë përzierje në flokë duke përdorur gishtat ose një furçë. Njomini flokët nga rrënjët deri tek majat. Vendosni një qese plastike në kokë dhe qëndroni 1 orë.
Pastaj lani flokët tuaj me ujë të ngrohtë, por nuk mund të përdorni shampo. Lajini flokët derisa gjurmët e kafes të zhduken. Pastaj thajini dhe përfitoni flokë të bukur plus shkëlqim të garantuar!
Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Burimi: http://healthfooddream.com/


