Eukalipti, antibakteriali, antivirali dhe antiseptiku i fuqishëm i natyrës

Hysni, Dankshi, Mjek alternativ

eukaliptËshtë një bimë shumë e njohur për vetitë e saj mjekësore,por më shumë se vetë bima është i njohur vaji esencial i eukaliptosit për vetitë e tij antibakteriale, antivirale, antimalerike dhe konsiderohet si antiseptic i fuqishëm.

Përbërja: Vajrat esencial ,tannin, aldehide, resin e tahtë.

Veprimi: Antiseptik, antispazmodik, ul temperaturën, ekspektorant, ul nivelin e shqerit në gjak, nxjerr krimbat nga zorra.

Pjesët që përdoren : Gjethet e saj merren në formë caji ose kapsule në raste me probleme të rrugëve të frymëmarrjes.                                                                                                                                                      

Vaji esencial i prodhuar nga destilimi i avujve të gjetheve të saj.Vaji është një nga antiseptikët më të fuqishëm që njihen, i përdorur në pothuaj gjithë llojet e infeksioneve si skarlatina,ekzema dhe infekione virale si p.sh. herpesi.

Përdorimi:

Gjethet e saj: thithja me hundë e avujve të ëajit të eukaliptusit liron rrugët e frymëmarrjes duke qetësuar pëzmatimin, mund të përdoret gjithashtu dhe në infeksione si pneumoni,bronkit akut,bronkiolit etj.

Vaji esencial: Një përgatitje e formuar nga tretja e 2 ml vaji në 100 ml ujë formon një tretësirë e cila ka veti qetësuese në qoftëse përdoret në formë komprese për të qertësuar dhimbjet e kyçeve dhe për të trajtuar djegiet. Lyerja e gjoksit me përzierjen e përgatitur nga 0,5-2ml vaj esencial eukalipyosi në 25 ml vaj bajamesh mund të përdoret për masazh në rastet e bronkitit, astmës dhe gripit.

Mund të bëhen gargara me tretësirën e përgatitur nga 5 ml vaj eukaliptosi në një gotë ujë. Kjo tretësirë përdoret në rastet e infeksioneve të gojës. Vaji i eukaliptosit mund të përzihet me vaj bajame dhe vaj rozmarine , kjo përzierje mund të masazhohet mbi kyëet e enjtura nga reumatizma dhe për të qetësuar dhimbjet e këtyre kyçeve.

Postime të ngjashme

Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë