Sa zgjat gripi dhe cilat janë problemet e mjekimit?

Për gazetën “Shëndet+”, mjekja Imelda Zeqo

Jemi në pikun e sezonit të gripit. Në periudhën kur njerëzit janë më të riskuar për t’u prekur nga virozat e kjo për shkak të ndryshimit të temperaturave. Shumë njerëz mendojnë se gripi zgjat thjesht 2-3 ditë, por në fakt, 5 ditë-1 javë është normaliteti i Gripi gruavet. Një pacient, qoftë edhe një fëmijë, mund të mbahet me temperaturë 2-3 ditë. Pastaj fillon periudha e rikuperimit. Ajo që është shumë e gabuar dhe që do e theksoja që në krye të herës është fakti që njerëzit nuk duhet të mjekohen me antibiotikë që në ditët e para.

A ka efekte negative mjekimi me antibiotikë që në ditët e para? 

Sigurisht që po. E bën virusin rezistent ndaj medikamenteve dhe nuk kemi asnjë lloj përfitimi. Pacienti vazhdon të jetë i sëmurë dhe, më e keqja që i ka bërë vetes, është imuniteti që i ka dhënë virusit duke përdorur antibiotikë sipas kokës së tij apo sipas këshillës së farmacistit. Në momentin që ne kemi nevojë të përdorim antibiotikë, pasi viroza ka komplikacione, asnjë antibiotik nuk bën më punë. Marrja e antibiotikëve ka një kriter të caktuar dhe duhet të jetë gjithnjë mjeku infeksionist ai që i sugjeron ato.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal