Finoku, bima më e mirë për tretjen dhe veshkat

Hysni Dankshi, Mjek alternativ

 

Subject: On 2013-03-15, at 1:45 PM, Pereira, Tania wrote: Fennel Fennel bulb dreamstime dreamstime_xl_18456234.jpg dreamstime_xl_22087184 (1).jpg dreamstime_xl_2009882.jpg

Subject: On 2013-03-15, at 1:45 PM, Pereira, Tania wrote: Fennel Fennel bulb dreamstime dreamstime_xl_18456234.jpg dreamstime_xl_22087184 (1).jpg dreamstime_xl_2009882.jpg

Finoku njihet që në lashtësi për efektet e saj shëruese në çrregullimet e traktit tretës dhe në veprimet e sistemit e organeve të trupit të njeriut.

Përbërësit: Vajra esencial,minerale ,flavonoide,acide yndyrore,vitamina.

Veprimi:Qetëson dhimbjet e traktit tretës, ndihmon në tretjen dhe ul ndjesinë e fryrjes pas ushqimit, stimulon qarkullimin e gjakut, antiinflamator, nxit rrjedhjen e qumështit tek gratë që ushqejnë fëmijët me qumësht, ekspektorant, diuretikë.

Pjesët që përdoren:                                                                                                                                                          

Farat: çmohen për vetitë e tyre rregulluese të tretjes dhe kur merren nga nënat që ushqejnë fëmijët e tyre me gji stimulojnë rrjedhjen dhe prodhimin e qumështit të gjirit, ndërsa tek fëmijët ndihmon në qetësimin e dhimbjes së barkut. Gjithashtu farat përdoren dhe në çregullimet e funksionimin e veshkave.Farat janë tonifikues për shpretkën.

Rrënja: sot përdoren për çrregullimet e rrugëve urinare. Mblidhet në vjeshtë dhe përdoret si zarzavate.

Vajrat esencial: përftohen nga distilimi i farave dhe përdoren për probleme të traktit tretës dhe si ekspektorant për nxjerrjen e sekrecioneve të gëlbazave me kollë në çrregullime të frymëmarrjes.

Përdorimi:                                                                                                                                                                           

 Çaji i farave merret pas ushqimit dhe ndihmon në tretjen e ushqimit ,ul ndjesinë e rëndesës , në fryerje, dhimbje dhe çdo çrregulim tjetër të tretjes.

Dekokti i saj përdoret për të qetësuar dhimbjet e barkut, djegiet e stomakut etj.

Tinktura: kombinohet me bimë laksative si p.sh. sena për të trajtuar kapsllëkun.                                                                                  

Gargara: përdoret për mishrat e dhëmbëve të irrituar, rënien e dhëmbëvë, fytin e irrituar, laringitin etj.

Vaji esencial: përdoret për masazh të gjoksit, në sëmundjet e mushkrive, e kombinuar me vaj eukaliptusi dhe tymusi, të gjitha të tretura në 25 ml vaj luledielli ose vaj bajame.

Rrënja: dekokti i rrënjës është shumë i mirë në problemet urinare si p.sh. gurëve në veshka, cisti apo rritje të acidit uric në gjak.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit