Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Ekzistojnë një sërë faktorësh që ndikojnë në bllokimin e hundëve dhe në ndjesinë e marrjes së frymës. Këta faktorë mund të jenë virozat e dimrit, gripi, rrufa, e ftohura apo
mukusi i formuar rreth mureve të hundës.
Nëse keni këtë problem, ju duhet të masazhoni hundën për 10 sekonda me gishtërinj duke ushtruar pak forcë. Më pas shpëlajini hundët me ujë të ngrohtë të kripur.
Mënyrë e mirë do të ishte edhe nëse do të pinit një gjysmë gote ujë të ngrohtë me kripë, por këtë mënyrë duhet ta shmangin personat që vuajnë nga hipertensioni apo nga problemet e tjera që lidhen me mosabsorbimin e kripës në trup./ Burimi: steptohealth


