Hysni Dankshi, Mjek alternativ
Dëllinja: është një bimë mjekësore e njohur, e cila është përdorur në tifo, dizanteri, kolerë etj.
Përbërësit: Vajra esencial, sheqer, glokozite, flavodoide, tanin, vitamin C, podofilotoksine.
Veprimi: Antiseptik urinar, diuretiok, tonik i sitemit tretës, antireumatizmal dhe stimulant i mitrës.
Pjesët që përdoren: Kokrrat e vogla blu të frutit, përdoren më tepër për infeksionet urinare dhe për të ulur nivelin acidit uric në gjak tek të sëmurët me dhimbje të forta. Qetësojnë dhimbjen e barkut dhe ulin fryrjen e barkut, nxisin tretjen, nxisin tkurrjen e mitrës gjatë dhimbjeve të lindjes.
Vaji esencial tradicionalisht është përdorur për të qetësuar dhimbjet e kyçeve në sëmundjet reumatizmale duke lyer dhe masazhuar ato. Nga ky vaj merren 10 ml dhe përzihen me një pomadë për të lyer ekzemat dhe për të qetësuar psoriazën, në përgjithësi dhe ato të kokës. Nga kjo përgatitje me 10 pika vaj të tretura në 500 ml ujë, bëhet përzierja dhe lyhët koka 15 minuta para larjes.


