3 shenjat e kancerit të qafës së mitrës që s’duhet t’i injoroni

Mbi 13.000 raste të reja të kancerit të qafës së mitrës shfaqen çdo vit dhe mendohet që kjo sëmundje të jetë shkaku kryesor i vdekjeve tek femrat.

kancer i qafes se mitresPër fat të keq, kanceri i qafës së mitrës nuk shfaq gjithmonë simptoma në fazat e hershme të sëmundjes, por ne ju njohim me disa shenja të cilat mund t’ju ndihmojnë për të kapur sëmundjen sa më shpejt të jetë e mundur.

Fazat e hershme janë asimptomatike, që do të thotë se ata nuk japin asnjë simptomë të sëmundjes. Megjithatë, simptomat e para të cilat në fakt tregojnë se kanceri është duke përparuar, shpesh përfshijnë:

Dhimbje në këmbë

Shumë gra vuajnë nga dhimbje këmbësh dhe ënjtje në fazat e hershme të zhvillimit të kancerit. Pas fazës së parë, qafa e mitrës është e fryrë dhe mund të pengojë rrjedhjen normale të gjakut, e cila rezulton në ënjtje dhe dhimbje në këmbë.

Probleme në rrugët urinare

Për fat të mirë, kanceri i qafës së mitrës mund të zbulohet nga testet e rregullta të urinës. Megjithatë, nëse kanceri është diagnostikuar në këtë mënyrë, kjo do të thotë se ai është tashmë faza IV, si ind jonormal është përhapur në fshikëz, duke ndikuar në funksionin e këtij organi. Sipas mjekëve, djegiet në urinë janë një simptomë e zakonshme tek gratë që vuajnë nga kanceri i mitrës. Është e rëndësishme të dini se problemet e rrugëve urinare nuk janë domosdoshmërisht një shenjë e infeksionit urinar, kështu që rekomandohet të kontrolloheni tek mjeku.

Gjakderdhje pas marrëdhënies

Çdo diktim apo gjakderdhje që ndodh në mes të periudhave të rregullta menstruale duhet të shqyrtohet nga gjinekologu juaj për të siguruar që çdo anomali është diagnostikuar dhe trajtuar. Në fazën 1, qelizat e kancerit mund të jetë në sipërfaqe të mitrës ose thellë në indin e qafës. Duke qënë se kanceri  zhvillohet në qafën e mitrës, mensturacionet bëhen më të dhimbshme, të parregullta dhe janë të shoqëruara shpesh me dhimbje të legenit, dhimbje kurrizore ose këmbësh. Disa pacientë madje përjetojnë ënjtje të organeve gjenitale, e cila është një shenjë se kanceri ka hyrë në fazën e fundit. Qelizat e kancerit mund të përhapen në fshikëzën urinare duke shkaktuar djegie dhe haematuria (gjak në urinë).

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Burimi: : http://www.healthylifestyleteam.com/

 

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar