Metadoni, monopol i kujt?! Pacientët  durrsakë shpërthejnë në protesta  

Denisa Canameti, gazeta “Shendet+”

Duket se mungesa e metadonit nuk është problem vetëm për pavionin e toksikologjisë në Tiranë.

den3Ky medikament është kthyer në një shqetësim serioz edhe për pacientët e Durrësit. Sot, ata nuk kanë mundur që të kryejnë terapinë, për shkak të kësaj mungese. Në kushte të tilla pacientët dhe familjarët e tyre kanë reaguar me protesta.

“Të rinjtë kanë patur kriza. Medikamenti nuk gjendet në farmaci”, shprehen familjarët.

 Terapia me metadon ofrohet për përdorues me karrierë të gjatë të përdorimit të drogave, venat e të cilëve janë të dëmtuara dhe më gjendje shëndetësore të rëndë. Përveç Tiranës terapia me metadon është shtrirë dhe në rrethe të tjera si: Durrësi, Elbasani, Korça, Vlora dhe Shkodra.

 Gazeta Shëndet plus ka ngritur disa muaj më parë shqetësimin e mungesës së medikamenteve dhe kushteve në toksikologjinë e Tiranës, ku pacientët detyroheshin ti gjenin medikamentet jashtë spitalit në rrugë alternative.

Pas kësaj i menjëhershëm ishte reagimi i mjekëve të cilët u shprehën se metadoni nuk blihet në farmaci. Sigurisht që ky reagim ngjalli pikëpyetje të tjera si dhe zhvendosi temën në një tjetër terren, edhe me problematik: Kush i menaxhon këto mundësitë “alternative” të gjetjes së metadonit?

denisa

 

 

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë