“Ai dhe Ajo krijojnë jetën. Bëje botën portokalli”: Ftesë për tek Materniteti i Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”

Ftesa

Shoqata “Together for Life”, me mbështetjen e Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 ditë aktivizëm kundër dhunës gjinore” organizon ditën e mërkurë, 25 nëntor 2015, pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” aktivitetin me temë: “Ai dhe Ajo krijojnë jetën. Bëje botën portokalli”.

Të rinj, aktivistë të shoqërisë civile, mjekë dhe infermierë të stafit mjekësor të maternitetit, personalitete shoqërore dhe artistike do të bëhen bashkë për të dëshmuar dhe dhënë mesazhe kundër çdo forme të dhunës gjinore, si dhe mesazhe për rëndësinë e barazisë prindërore në krijimin e një familjeje të shëndoshë.

Jeni i/e ftuar të na bashkoheni në këtë nismë të rëndësishme për dhënien fund diskriminimit gjinor dhe promovimin e rolit të patjetërsueshëm të gruas në shoqëri.

Aktiviteti do të zhvillohet në hollin kryesor të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, ora 11:00 – 12:00.

Pjesëmarrësit janë të inkurajuar të veshin diçka portokalli, qoftë kjo veshje apo aksesor.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi