Helmimet nga ilaçet, kur duhet të tregojmë kujdes

Pier Gildo Bianchi, mjek familje

Të njohura mirë janë helmimet nga substancat që ne i mbajmë për t’i përdorur në shtëpi, si: vajguri, insekticidet, amoniaku, verniket me plumb, zbardhuesit e ndryshëm, pluhurat larës etj.  Megjithatë, e përsërisim, janë fëmijët që përbëjnë grupin më të ekspozuar ndaj këtyre helmimeve, por edhe të rriturit apo të moshuarit gjithashtu janë të rrezikuar. Këta të fundit mund të helmohen shumë lehtë nëpërmjet ilaçeve, sepse ndjeshmëria ndaj disa substancave rritet me kalimin e moshës dhe dozat normale për grupmoshat e para dhe të dyta bëhen të rrezikshme për grupmoshën e tretë.

ilace helmimJa që edhe vetë ilaçet mund të kthehen padashur në mjete të helmimit shtëpiak, për arsye të reaksioneve të dëmshme që provokojnë shfaqjen e një tolerance të keqe; kështu mund të ndodhin raste gjithmonë e më të shumta të përdorimit jo të drejtë e të rrezikshëm të ilaçeve, që në situata të tjera i bëjnë mirë organizmit të njeriut.

Situata e “ndotjes farmakologjike” më shpesh shkaktohet nga vetëmarrja e medikamenteve kundër dhembjes së kokës, dhembjes së dhëmbëve, temperaturës së lartë, heqjes së barkut, pagjumësisë, ankthit: medikamentet e skaduara (që kanë kaluar afatin e garancisë), të alternuar (që kanë pësuar ndryshime) të marra me doza të mëdha ose të ngatërruara (marrja e një medikamenti në vend të një tjetri) bëhen toksike dhe burime të helmimeve të pavullnetshme.

Dhembjet kalojnë, por personi bie në gjendje kome, vihet në gjrndje gjumi të thellë, familjarëve iu duhet të lodhen- të ndihmuar edhe nga mjeku i familjes – për të rizgjuar të sëmurin; heqja e barkut ndërpritet, por mëlçia i pëson dëmtimet; gjendja e ankthit lehtësohet, por zëvendësohet me një gjëndje shtangie që shqetëson gjithë të tjerët. Këto janë rezultatet e vëzhgimeve të përditshme dhe statistikat për këto probleme flasin shumë qartë.

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara