Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Tajvanit bëri me dije se lëngu i domates mund të rrisë ndjeshëm shanset për të rënë nga pesha. Studimi përfshiu gra të moshave dhe origjinave të ndryshme. Ky studim kishte si objekt pirjen e 250 ml lëng domateje në ditë për 2 muaj.
Rezultatet në fund të studimit treguan një rënie të konsiderueshmë në peshë dhe reduktim të kolesterolit të keq në gjak. Përveç kësaj, studimi zbuloi se konsumimi i rregullt i lëngut të domates mund të përmirësonte sistemin imunitar dhe parandalonte shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Lëngu i domates mbron zemrën, mushkëritë, mëlçinë dhe traktin digjestiv. Përmbajtja e lartë e magnezit e bën këtë lëng shumë të dobishëm e të shëndetshëm. Lëngu i domates është gjithashtu i pasur me vitaminë C, proteina bimore, karbohidrate, kalcium, kalium etj.
Përgatitja e lëngut: 2 kg domate, 2 lugë çaji kripë, 4 lugë çaji sheqer.
Udhëzime: lajini domatet mirë, më pas pritini dhe futini në një tenxhere me kripën dhe sheqerin. Lërini të gatuhen për 10-15 minuta derisa domatja të nxjerrë lëngun e saj dhe më pas kalojeni në blender. Këtë lëng futeni në kavanozë qelqi dhe ruajeni në frigorifer. Konsumoni nga një gotë 250ml të këtij lëngu çdo mëngjes esëll./ Burimi: steptohealth


